Fundi i Berlusconi-t?

Mund të jetë dita e fundit si parlamentar (ndoshta dhe si politikan) e Silvio Berlusconi-t, pas thuajse 20 viteve dominimi të politikës italiane.

Parlamenti italian pritet të votojë pasditen e së mërkurës “dëbimin” (ose jo) të “Kavaljerit” nga postet publike, ashtu sikundër e kërkon vendimi i gjykatave që e dënuan ish-kryeministrin për evazion fiskal.

Vetë Berlusconi po sot u ka kërkuar mbështetësve që të derdhën në rrugët dhe sheshet e Romës për të protestuar, kundër asaj që ai e quan “cënim të demokracisë”.

Pikërisht ky votim përcau për të disatën herë partinë e Berlusconi-t, pas kërkesës së tij për t’u larguar nga qeveria Letta. Por ish-krahu i tij i djathtë, Angelino Alfano dhe një grup i konsiderueshëm parlamentarësh të tjerë, braktisën PDL dhe Berlusconi-n dhe dolën në mbrojtje të qeverisë Letta, e formuar me të majtët e PD-së.

Këta të fundit kanë njoftuar në bllok votën pro shkarkimit të Berlusconi-t si Senator dhe atyre u bashkohen edhe votat e Lëvizjes së 5 Yjeve të Grillos.

Por kush ishte Berlusconi? Erdhi në pushtet për herë të parë në maj të 1994 Berlusconi . Drejtonte një kabinet të mbushur me politikanë të rinj, por edhe me përvojë, që “Kavaljeri” mblodhi rreth vetes.(TCH) 

Lajme të ngjashme

Back to top button