Humbin Barca e Chelsea, Dortmundi i fortë për Napolin

Pas pauzës tre javore sot kanë vazhduar garat e Ligës së Kampionëve  me ndeshjet e xhiros V-të  në grupet E, F, G dhe H. Në qendër të vëmendjes sonte ishte sfida ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Napolit , të cilën e fitoi ekipi Gjerman me rezultat 3:1.. 

Ishte minuta e dhjetë kur ‘milionerët’ gjerman arritën të kalonin në epërsi me anë të golit të Marco Reus, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Golin e dytë për Dortmundin e realizoi mesfushori polak Jakub Blaszczykowski, tridhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes. Ndërsa golin e parë për ekipin mysafirë e realizoi sulmuesi, Lorenzo Insigne në minutën e 71-të.
Por, kur Napoli shtoi presionin për të barazuar rezultatin, Dortmund arrit të shënoi edhe golin e tretë, kësaj radhe para portës napolitane ishte i saktë sulmuesi, Aubemyang, i cili finalizoi një kundër-sulm në minutën e 78-të, me ç’rast edhe vulosi edhe rezultatin final, atë të 3:1 për Dortmundin. 
Pas kësaj fitoreje, Dortmund dhe Napoli ndajnë pozitën e dytë dhe tretë me pikë të barabarta prej nëntë sosh.

Mirëpo edhe ndeshjet e tjera, e sidomos  Arsenal – Marselle (2:0), Ajax-Barcelona 2:1 dhe Celtic-Milano (0:3) ishin interesante, përplot emocione dhe  deri në fund atraktive. Befasi e kësaj gjiroje mund të vlerësohet humbja e Chelseat në Bazel me rezultat 0:1.

Rezultatet: 

Grupi  E:

Basel –  Chelsea 1:0
Steaua – Schalke 04 0:0

Grupi F :

Arsenal – Marseille 2:0
Borussia D.  – Napoli 3:1

Grupi G:

Zenit – Atletico Madrid 1:1
FC Porto  – Austria 0:1

Grupi H:

Ajax – Barcelona 2:1
Celtic – AC Milan 0:3

Lajme të ngjashme

Back to top button