Majlinda Kelmendi stërviti xhudistët e “Ippon” nga Shkupi

Sot ka qenë ditë e madhe për xhudistët e rinj të KXH “Ippon”, nga Shkupi, pasi në mesin e tyre ka qëndruar xhudistja e madhe shqiptare dhe kampionia e Botës, Majlinda Kelmendi. 

Majlinda që këtë vit ka arritur rezultatet më të mira të karrierës së saj së bashku me trajnerin e saj , Driton Kuka kanë demonstruar shkathtësisë para xhudistëve shkupjan.  Gjithashu së bashku me Kelmendin dhe Kukën, prezent ishte dhe xhudistja Nora Gjakova. 

Kjo senacë stërvitoreështë organizuar nga nënkryetari i KXH “Ippon” nga Shkup, Zeglul Rexhepi, i cili mes tjerash or “Portalb”, ka thënë se kjo paraqet një nder të madh që sot në Shkup ka qëndruar më e mira e Botës në xhudo, Maljinda Kelmendi dhe Driton Kuka e Nora Gjakova.

(Majlinda Kelmendi para xhudistëve të “Ippon” nga Shkupi)

“Për ne është nder edhe respekt që i kishim mysafir këta mjehstër të xhudos, siq është  Majlinda Kelmendi, pastaj Nora Gjakova dhe trajneri i madh Driton Kuka. Xhudistet tona e shfrytëzuan secilin moment dhe përcillnin çdo lëvizje që realizuan Maljinda dhe Dritoni gjatë stërvitjes, dhe kjo do të jetë një stimul për ta për të ardhmen”, ka thënë Rexhepi. 

(Demonstrim gjatë stërvitjeve Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi)

Edhe kampionia e Botës, Maljinda Kelmendi tha se në mesin e klubit të xhudos “Ippon” nga Shkupi ka një potencial të madh dhe në vitet në vazhdim pritet të ketë xhudistë të mirë. “Pritja e ngrohtë që na bënë në Shkup dëshmon se ne jemi si një klub vëllazëror. Edhe klubi ku unë stërvitem ka po të njëjtin emër, “Ippon” – Peja. Ajo që pash këtu, se në mesin e xhudistëve ka shumë talent dhe kuptojnë shpejt nga ajo që u thuhet. Mendoj se Arbresha Rexhepi është një talente e madhe nga e cila edhe pritet që shumë shpejt të shpërthejë me rezultate të mira, pastaj Hamza Jashari dhe Sadik Kasami, e shumë të tjerë”, ka thënë enkas për “Portalb”, Maljinda Kelmendi.

Klubi i xhudos “Ippon” stërvitjet i zhvillon në Shkollën Fillore “Vëllazërimi” në lagjen Nerez të Shkupit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button