Fotografia e saj gjendet në 200 profile të rremë, gruaja bën padi

Ka provokuar mijëra meshkuj në çdo cep të botës duke u munduar ti joshë dhe më pas t’ua “hedhë”.

Për fat të keq ajo, Yuliana Avalos, modele dhe nënë nga Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk dinte asgjë. Dikush i vodhi një fotografi të sajën për të krijuar 200 profile të rremë në sajtet e takimeve të nxehta, Match.com.

Çështja përfundoi në gjykatë, pasi gruaja bëri padi duke kërkuar plot 1.5 miliardë dollarë si dëmshpërblim.

Profilet false shpjegoi avokati i modeles krijohen për të joshur viktima të cilët nuk janë në dijeni se profili nuk është real, dhe për ti bindur që të derdhin para, transmeton noa. Sajti deklaroi nga ana e tij se mund të ndërhyjë lehtësisht për të mbyllur profilet, por nuk e bën qëllimisht. “Jam viktimë e një makinacioni të vërtetë që më dëmton. Tani fjalën e ka drejtësia”, deklaroi gruaja./ Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button