Shpërthejnë shqiptarët në Bundesliga 2

Disa futbollistë shqiptarë që aktivizohen në Bundesliga 2 të Gjermanisë kanë shpërthyer në fundjavë, duke realizuar gola.

Enis Alushi është njëri ndër ta. Futbollisti kosovar ia ka dal të shënoj gol, në ndeshjen e dytë të tij, pas një lëndimi shumë të gjatë.

Alushi ka luajtur gjatë pjesë së dytë në fitoren e ekipit të tij, Kaiserslauternit ndaj Union Berlinit prej 3:0. Mitrovicasi e ka realizuar golin e tretë të ekipit të tij.

Gol ka realizuar edhe Edmond Kapllani nga penaltia, në fitoren prej 1:4 të skuadrës së tij, Frankfurtit ndaj Energie Cottbus.

Kurse, skuadra e Alban Mehës, Paderborni ka humbur si mysafir i Sandhausen me rezultat 3:2, por golin e dytë të Paderbornit e ka realizuar pikërisht reprezentuesi shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button