Turpërohet Shkëndija, merr “pesëshe” nga Rabotniçki

Në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Ligës së parë, skuadra tetovare Shkëndija, ka pësuar disfatë të rëndë dhe turpëruese, kësaj radhe Rabotniçki i dha një pesëshe (5:0). 

Kjo ishte disfata më e thellë viteve të fundit që kishte përjetuar skuadra kuqezi në kampionatin vendor dhe pas kësaj disfate sigurisht se do të ketë shumë për tu thënë, por përsëri fjalën e fundit do ta kenë kryeia e klubit që ka toleruar deri në këtë gjendje futbollistët dhe trajnerin. 

Kërste Vellkovski ka shënuar “hat-trik” që në pjesën e parë dhe ka fundosur shpresat e tetovarëve se do të mundë të bëjën diçka më shumë në këtë ndeshje. 
Romantikët në pjesën e dytë dolën me krejtësisht ekip tjetër, duk ju dhënë shansin dhe të rinjve, të cilët edhe dëshmuan veten. Golin e katërt e ka shënuar Borçe Micevski në minutën 60-të, ndërsa lojtari më ri Taulant Sulejmani ka vulosur fatin e kuqezinjve me golin e tij të parë në kampionatin dhe të pestin për Rabotniçkin në këtë ndeshje.

Shkëndija tani me vetëm 20 pikë nga 16 ndeshje gjendet në krizë dhe po rrezikon veten për të mbetur në ligë, duke marrë parasysh se është në pozitën e 9-të, pozitë kjo që në fund të kampionatit dot thotë largim në rangun e Ligës së Dytë.
Pas kësaj mbetet dilema se ku qëndron faji, te stafi teknik, futbollistët apo dy palët së bashku, pasi fajtor të tretë nuk mundë të ketë.

Pesë ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje luhen të dielën, ku veçohet përballja mes Metalurgut dhe Pelisterit. Skuadra nga Xhepçishti, Renova këtë javë nuk duhet të ketë problem me Euromilkun, ndërsa kampioni aktual Vardari në Shtip do të përballet me Bregallnicën. Gostivari dhe Napredoku që janë në dy pozitat e fundit luajnë derbin e ekipeve të fundit në tabelë. Të dy skuadrat do të jenë në kërkim të fitores së tretë sezonale. / Portalb

Xhiro e 16-të
Rabotniçki – Shkëndija 5:0

E dielë, ora 13:00
Gostivari – Napredoku
Metallurgu – Pelisteri
Bregallnica – Vardari
Horizonti – Makedonija Gj.P
Renova – Euromilk

Lajme të ngjashme

Back to top button