Liria rikthen pozitën e parë, mundi Kumanovën

Në Ligën basketbollistike të Maqedonisë, më nuk ka ekipë pa disfatë, pasi që sonte këtë për herë të parë e ka shijuar edhe Rabotniçki, skuadër kjo që është mundur nga Kozhufi me rezultat të lartë 85:61.

Nga ana tjetër është skuadra shqiptare Liria që do të merr përsëri kryesimin në tabelë pas fitores së radhës që ka shënuar kundër Kumanovës, edhe pse me rezultat të ngushtë 97:95, por me shumë vlerë për vazhdimin e kampionatit.

Edhe një herë te Liria më i dalluar ka qenë  basketbollisti Dime Tasovski i cili shënoi 21 pikë, kishte dy kërcime dhe dy asistime, për 31 minutë lojë. Ndihmë ai kishte pa dyshim edhe nga basketbollistët e tjerë, e të tjetër që kontribuan më shumë ishin me 18 pikë Bojan Trajkovski, 17 shënoi Marko Mijoviq, pastaj 13 shënoi Toni Simiq dhe me 12 amerinan Tyron Nared.

Duhet potencuar se në këtë ndeshje nuk është parë shumë përforcimi Aleksandar Kalanj, i cili për 14 minuta lojë arriti të shënoj vetëm 6 pikë, të përcjellur me një kërcim dhe një asistim.

Te ekipi i Kumanovës më i dalluar ishte amerikani Royce Parran me 21 pikë. Ndeshjen e radhës Liria e luan kundër ekipit Feni Industri në cilësinë e mysafirit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button