U arrestuan pesë tifozë të dyshuar për huliganizëm në ndeshjen Prishtina – Trepça

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar pesë tifozë të cilët dyshohen për huliganizëm gjatë finales së Superkupës së basketbollit mes Prishtinës dhe Trepçës, të zhvilluar më 11 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, raporton Koha.net.

Ndeshja mes Trepçës dhe Prishtinës u ndërpre disa herë për shkak të huliganizmit të shfaqur nga tribunat të të dy tifozërive. Pas përfundimit të pjesës së parë, pati hedhje të mjeteve piroteknike në palestër e më pas situata eskaloi me thyerjen e karrigeve. Më pas, autoritetet larguan të gjithë shikuesit e pranishëm nga palestra.

Përveç dëmeve materiale, nga ky huliganizëm pësoi edhe Policia e Kosovës. 4 zyrtarë u lënduan.

Të dyshuarit e arrestuar janë A.B. mashkull, 30 vjeç, A.B. mashkull, 25 vjeç, K.R, mashkull, 31 vjeç, B.M, mashkull, 33 vjeç, dhe F.T, mashkull, 29 vjeç.

Sipas njoftimit të Policisë, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

“Nga ana e hetuesve, në vazhdimësi janë duke u ndërmarr veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimi ne Policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button