Renova mysafire të shtunën në “Filipi i Dytë”

Java e 22-të e Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll do të zhvillohet këtë fundjavë, ndërsa është bërë e zakonshme që të ketë dhe ndryshime në orarin e ndeshjeve.

Kështu është mësuar java e 22-të do të fillojë nga e shtuna, kur në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup do të luajnë Rabotniçki ndaj Renovës.

Ndërsa të dielën do të luhen katër ndeshjet tjera. Në stadiumin e Çairit, Shkupi është nikoqire e Sileksit, ndërsa Shkëndija është mysafire e Metalurgut në stadiumin në lagjen Maxhari “Boris Trajkovski” Lideri dhe kampioni aktual, Vardari është mysafire e Mlladost CD, ndeshje kjo që do të luhet në Ohër. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button