Sërish gaz lotsjellës në Kuvend (Video)

Seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës të enjten është ndërprerë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës, njofton Klan Kosova.

Deputetët opozitar kanë pritur  betimin e Ali Berishës si pjesëtar i ri i Kuvendit – duke zëvendësuar Ramush Haradinajn që kohë më parë hoqi dorë – dhe me të marrë fjalën për diskutime jashtë rendit të ditës deputetja Alma Lama, ata kanë shpërthyer bombolë lotsjellësi.

Në fakt pengimi i seancës nga ata nisi me zhurmën e krijuar nga goditja e tavolinave të tyre, por më pas gjithçka iu kthye “normalitetit” dhe lotsjellësi hyri në përdorim prapë.


Gazi ve Kuvend by GazetaExpress

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button