Rabotniçki – Shkupi në Veles pa tifozë, Shkëndija të hënën

Ndeshja derbi e javës së 21 të Ligës ë parë futbollistike teë Maqedonise, Rabotniçki – Shkupi nuk do të luhet të dielën, në “Filipi i Dytë”. Me rekomandim të MPB-s ndeshja do të luhet pa publik në stadiumin e qytetit në Veles.

Derisa, me rekomandim të Ministrisë për Punë të Brendshme, Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ka shtyrë takimin e xhiros së 21 ndërmjet Shkëndijës dhe Mlladost Carev Dvorit. Ndeshja ishte caktuar të luhet të dielën në Çair, mirëpo situata momentale dhe paralajmërimet për protesta në Shkup kanë bërë që të kërkohet ndeshja të mos luhet në terminin e paraparë.

Komisioni për gara pranë FFM-së, ka pranuar rekomandimet e MPB-së dhe ka vendosur që ta shtyjë takimin për 24 orë. Kështu, ndeshja Shkëndija-Mlladosti, e vlefshme për xhiron e 21, do të luhet të hënën në stadiumin në Çair, me fillim në orën 14:00. Për ndeshjet tjera nuk ka paralajmërim për ndonjë ndryshim eventual. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button