MOST: KSHZ t’ua sqarojë qytetarëve si t’i paraqesin parregullsitë e Listës Zgjedhore

Asociacioni qytetar “Most” sot ka bërë thirrje deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhore (KSHZ) që ta precizojnë rregulloren për metodologjinë për qasje të plotë, kryerjen e ndryshimeve dhe fshirjen e të dhënave të përditësohen të gjitha të dhënat në Listën Zgjedhore, por edhe procedurën për zbatimin e vërtetimin në terren për përditësimin e të dhënave dhe qytetarët ta kuptojnë procedurën se si t’i paraqesin të gjitha parregullsitë, që do t’i shohin në ueb-aplikacionin e ri elektronik për kontrollimin e të dhënave në Listën Zgjedhore, njofton Portalb.

Sipas MOST, në rregullore mungon udhëzimi për mënyrën se si dokumentet e patjetërsueshme të qytetarëve duhet t’i dorëzojnë gjatë situatave të ndryshme që paraqiten në Listë, dhe që nuk janë të parapara dhe të përfshira sipas rregullores.

Pasi vetëm disa orë është hapur ueb-aplikacioni elektronik për vërtetimin e Listës Zgjedhore, BIRN ka zbuluar të shpërngulur dhe votues “fantomë”, edhe pse atje qëndron se të dhënat janë ë përditësuara deri më 1 dhjetor 2015.

Portalb gjitashtu ka zbuluar se në rrugën “29 nëntori nr.52” – Tetovë. Në shtëpinë në të cilën jetojnë 5 banorë (votues), janë të shënuar 19 votues, nga të cilët 5 janë banorët e shtëpisë, disa nga ato janë fqinjë, ndërkaq ka edhe persona për të cilët, sipas dëshmitarit, nuk janë të njohur për to.

Redaksia e Portalbit për ta sqaruar rastin në fjalë, ka tentuar disa herë që të kontaktojë me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror Zgjedhorë, mirëpo ata nuk kanë qenë të kapshëm. /Portalb

LEXO: Absurdi i Listës Zgjedhore, shtëpi të stërmbushura me votues

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button