Rasti “Titanik 2”, Mijalkov, Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit u dënuan me nga dy vjet burg

Gjykata vlerësoi të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese dhe i shpalli fajtorë të gjithë të dyshuarit. Në rgjykim, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, është dënuar me dy vjet burg. Edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, u dënua me dy vjet burg, transmeton Portalb.mk.

Nga ish-anëtarët e KSHZ-së, të cilët u rikualifikuan për veprën e tyre dhe tani ndiqen për shkelje të së drejtës së votës, Bedredin Ibraimi u dënua me dy vjet burg, njësoj si Vlatko Sajkovski, Sasho Sërcev dhe Anita Stefanovska të cilët morën dënim me dy vjet burg.

“Gjykata është e mendimit se, kurrë dhe askund, e gabuara nuk duhet të jetë mbi të drejtën. Të akuzuarit kanë bërë shkelje të drejtpërdrejtë të së drejtës zgjedhore në interes të interesave të tyre partiake, me shkelje të drejtpërdrejtë dhe të paramenduar”, tha ndër të tjera gjyqtari Stavrev.

Sasho Mijalkov u soll në gjyq me gjysmë ore vonesë nga policët e burgut nga burgu i Strugës. Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm edhe djali i tij Aleksandar Mijalkov.

Të gjithë të akuzuarit edhe në rigjykim e mohuan fajësinë. Sasho Mijalkov dhe Menduh Thaçi ndiqen penalisht për nxitje, ndërsa ish anëtarët e KSHZ-së akuzohen për anulim të votimit me urdhër të tyre. Ata prisnin që prokurori Gavril Bubevski ta tërhiqte aktakuzën sepse sipas tyre ajo ishte e pabazuar dhe pasi kjo nuk u bë, prisnin që gjyqtarët Stavrev dhe Shabani të jepnin aktakuzë lirues.

Apeli e anuloi vendimin në dhjetor 2019. Prej atëherë deri në dhjetor 2022, çështja është ende duke u gjykuar në Gjykatën Penale. Kjo do të thotë se është pothuajse e pamundur për katër muaj, para se të skadojë vepra e Mijallkovit, të merret vendim gjyqësor i formës së prerë.

Në rastin “Titanik 2” para vjetërimit është vepra “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” për të cilën akuzohej Mijalkov, tashmë në prill të këtij viti. Nëse Apeli nuk merr vendim për këtë rast deri në prill, Mijalkov do të lirohet nga akuza. Për pjesën tjetër të të pandehurve, përfshirë Thaçin, veprat nuk skadojnë tani shpejt siç është rasti me Mijallkovin.

Gjyqtarët Ognen Stavrev dhe Osman Shabani rigjykuan rastin “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore të bëra në zgjedhjet e vitit 2013.

Rikujtojmë që rasti është në rigjykim, pasi që më 23 dhjetor 2019, Gjykata e Apelit i shfuqizoi aktgjykimet për lëndën “Titanik 2”.

Sipas aktgjykimit të gjykimit të parë, i cili u publikua më 8 mars 2019 të akuzuarit janë dënuar me gjithsej parashtruar 19 vjet e 8 muaj burg.

  • Sasho Mijallkov3 vjet burg
  • Menduh Thaçi: 3 vjet e 2 muaj burg
  • Bedredin Ibraimi: 4 vjet e 6 muaj burg
  • Aneta Stefanova: 3 vjet burg
  • Vllatko Sajkovski: 3 vjet burg
  • Sasho Sërcev: 3 vjet burg

Sipas aktakuzës, Sasho Mijallkovi, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet të cilën e ka pasur në shoqëri dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, në vitin 2013-të, është paraqitur te ai dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Thaçi është paraqitur te Ibraimi, dhe ai ka votuar për shkatërrim.

Anëtarët tjerë të KSHZ-së, Sërcev, Sajkovski dhe Stefanova, edhe ato kanë votuar për shkatërrim të votimit, edhe pse numri i votuesve të regjistruar dhe numri i votuesve ka qenë i njëjtë. Ky vendim i KSHZ-së ka ndikuar që të ketë rivotim, dhe të dëmtohet buxheti.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete akuzohet për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.

Nga “bombat” e publikuara të partisë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), kur ka qenë në opozitë, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Biseda e përgjuar që e publikoi LSDM:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button