Zyrtarizohet Gjurovski, pritet Beqiri

Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) edhe zyrtarisht ka prezantuar seleksionuesin e ri të Maqedonisë, Boshko Gjurovski, i cili do të drejtoj skuadrën në eliminatorët e evropianit, Franca 2016.  “Për mua është një respekti i madh të jem selektor i Maqedonisë në futboll. Falënderoj FFM për respektin e dhënë, kurse unë do të mundohem ta arsyetoj. 

Vijë pas një mossuksesi të Maqedonisë, por për nga natyra jam optimist. Maqedonia ka potencial për të hyrë në luftë për eliminatorët e Francë 2016 dhe unë shpresoj se do t’ia dalim. Futbollistëve u ka mungua guximi dhe unë nga ata do të kërkojë një angazhim maksimal dhe të mos dorëzohem. Unë kërkoj lojë ofensive nga portieri e deri te loja e majtë, por them se na prêt punë e madhe”, deklaroi Gjurovski, i cili në Maqedoni kthehet pas pesë viteve në Nagoja të Japonisë, ku ka punuar si asistent i Dragan Stojkovicit. 

Nga ana tjetër, kryetari i FFM-së Ilço Gjorgjioski ka thënë se me Gjurovskin kanë realizuar marrëveshje 2 vjeçare. “Boshko Gjurovski ka nënshkruar kontratë dy vjecare me mundësi që ky bashkëpunim të zgjatet edhe për dy vite të tjera. Ai është legjendë e jona, strateg me renome dhe ne shpresojmë se mund të arrijë sukseset që i presim ne. FFM do ti siguroj të gjitha kushtet e nevojshme për punë. Ne i urojmë fat”, tha Gjorgjioski.

Ndryshe, pritet që së shpejti të bëhet zyrtare emrat e bashkëpunëtorëve të tij. Kështu ata do të jenë, Argjend Beqiri, Zharko Serafimovski dhe Manev.

Lajme të ngjashme

Back to top button