Rosell nuk e shet Messin për asnjë çmim

Presidenti i klubit të futbollit të Barcelonës, Sandro Rosell ka thënë se Lionel Messi nuk e ka vazhduar kontratën, por argjentinasi nuk do të braktisë katalonasit deri sa ai të jetë në krye të klubit. 

“Messi nuk e ka vazhduar kontratën, por derisa unë të jem president, ai nuk do të braktisë klubin. Do të thosha se kjo është thjesht e pamundshme”, transmetojnë mediat spanjolle deklaratën e Rosellit. 

Asit të Barcelonës dhe të Argjentinës kontrata i skadon në verë të vitit 2016. 

Messi me fanellën e Barçës ka debutuar në vitin 2004 dhe deri tashti në 395 ndeshje të luajtura për katalonasit, ai ka shënuar 327 gola.

Lajme të ngjashme

Back to top button