MTV shpall Miley Cyrus artisten e vitit (Foto)

Këngëtarja kontroverse Miley Cyrus çuditërisht është shpallur Artistja e Vitit nga televizioni amerikan MTV.

Ish-ylli i “Disney” pa dyshim që ka qenë personi më i përfolur i vitit, falë gjesteve të çuditshme që i bëri gjatë paraqitjes në evenimentin “Video Music Awards”, kur u ngjit në skenë për ta ledhatuar këngëtarin Robin Thicke gjatë performancës së tij.

 Në MTV thonë se paraqitja e saj në ‘VMA’ është klikuar miliona herë në ueb-faqen e tyre, dhe se hitet e saj “We Cant’s Stop” dhe “Wrecking Ball” janë shpallur si hitet më të kërkuara në internet.

Lajme të ngjashme

Back to top button