Madonna i kthehet beqarisë

Shkaku i prishjes duhet të kenë qenë impenjimet e shumta të punës së të dyve, nëpër dy kontinente të ndryshëm.

Madonna kthehet sërish beqare. Dashuria mes “mbretëreshës” së muzikës pop dhe balerinit francez Brahim Zaibat duket se ka mbërritur në finish, pas plot tre vitesh.

Shkaku i prishjes duhet të kenë qenë impenjimet e shumta të punës së të dyve, nëpër dy kontinente të ndryshëm. E të thuash që pak kohë më parë, shtypi kishte besuar edhe për mundësinë që Madonna e Brahim do të mund t’i betoheshin njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme…

Nuk mbetet gjë tjetër veçse të mësohet se cili do të jetë “preja” e radhës për këngëtaren, e cila siç dihet ka një preferencë të veçantë për tipat atletikë, musukulozë e sidomos të rinj në moshë.

Lajme të ngjashme

Back to top button