Xhaferi: Car Dushani me ka befasuar, por nuk jam kompetent për të bërë diçka

”Mënyra e vendosjes së përmendores së Car Dushanit dhe mungesa e transparencës nga porositësit e tij ka krijuar konfuzion. Kjo është një situatë mjaftë e çuditshme, ashtu si përmendorja e Car Dushani, kontraverse e llojit të njëjtë është edhe ajo e Car Samoilit, Marrshall Titos dhe disa të tjerave për të cilat njëjtë, askush nga autoritet nuk merr përgjegjësi”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Musa Xhaferi për televizionin Alsat M.

“Duke pasur parasysh së në Shkup ka shumë përmendore, unë nuk jam kompetent për atë se çfarë mund të bëhet. Unë nuk e kuptojë logjikën e atyre që e kanë ideuar dhe e kanë bërë këtë statujë. Askush nuk tha se në mesin shumë figurave  që për publikun janë kontraverze do të jetë edhe statuja e Car Dushanit. Këtë përgjegjësi nuk e mori askush, prandaj jam i befasuar”, tha Musa Xhaferi.

Zëvendëskryeministri Xhaferi ka konfirmuar edhe vendimin e mbrëmshëm të kryesisë së partisë së tij për inspektimin e institucioneve dhe kompanive publiko-shtetërore mbi përfaqësimin e shqiptarëve. 

‘Me ligjet e reja, gjegjësisht me reformën e administratës të cilat veç më janë në procedurë shtetërore dhe publike, ne kemi gjet modelet që kjo punë edhe të kontrollohet, kjo punë të vehet në sistem dhe jo të menaxhohet mbi bazat e vullnetit politik, mbi bazat e presioneve publike, mbi bazën e asaj se është një kërkesë edhe obligim kushtetues dhe ligjor por të gjenden mekanizmat të cilat e ndëshkojnë mos-respektimin’, deklaroi Musa Xhaferi,.
Musa Xhaferi ka konfirmuar takimin e djeshëm më njeriun e parë të DBK-së Sasho Mijallkov por ka mohuar të ketë qenë takim zyrtar në të cilin është diskutuar mbi rastin e përmendores së Car Dushanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button