“Shvercerat” me Shkupin edhe në Ohër (FOTO)

Të gjitha ndeshjet që skuadra e FC Shkupit ka luajtur në fazën e përgatitjeve, ka qenë e mbështetur nga një numër i konsiderueshëm i tofo grupit “Shvercerat”.

Kështu ka qenë edhe në dy ndeshjet e fundit që Shkupi ka luajtur në Ohër, ku në ndeshjen ndaj skuadrës serbe Mlladost Lluçani kishte rreth 5 tifozë të flaktë dhe disa dashamirë të klubit që gjithashtu e përcjellin skuadrën në çdo hap.

Shvercerat Shkup në Ohër.

Të shtunën kur Shkupi luajti ndaj Teteksit, kishte numër më të madh të tifozëve, e të cilët edhe në këtë ndeshje nuk ndaluan duke kënduar për 90 minuta. Ata kishin udhëtuar me vetura private edhe pse gjatë rrugës ishin përballuar me probleme me automjetet e tyre, por në fund arritën që të jenë në kohë në ndeshje.

Kjo tregon se Shkupi jo rastësisht është skuadra me tifozët më të flaktë në vend, ndërsa “Shvercerat Shkup”, gjatë sezonit që lamë pas ishin tifo grupi më i organizuar dhe më i disiplinuar. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button