Meta: Jemi gati për Reformën, Byroja ka mbetur te opozita

Kryetari i Kuvendit dhe i Lëvizjes Soclialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaron se partia e tij është e gatshme ta votojë Byronë Kombëtare të Hetimit, kur të jenë gati PS dhe PD.

Në një intervistë në televizionin “News 24”, Meta theksoi rëndësinë e akordit mes palëve, për të garantuar funksionimin efikas të Byrosë së Hetimit, duke u shprehur se nuk ka rëndësi se në varësi të kujt do të jetë ky institucion.

“Ngritja e Byrosë së Hetimit varet nga opozita. Nëse opozita pranon, jemi gati ta formalizojmë që tani. Nuk e kam në duart e mia draftin e SHBA-së. LSI favorizon çdo draft që lufton korrupsionin”,- deklaroi Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button