Të shtunën Shkëndija miqësore me Rufeja-M

Kampionatet më të mira të futbollit të Maqedonisë, Liga e Parë dhe e Dytë këtë fundjavë nuk luajnë ndeshjet e rregullta kampionale, shkaku se do të ketë ndeshje miqësore në kalendarin e FIFA-s dhe njëkohësisht do të luhen edhe ndeshjet e balotazhit.

Pauzën në kampionat stafi teknik i Shkëndijës dëshiron ta shfrytëzojë për të provuar futbollistët që kanë marrë më pak minutazhë këtë sezon. Për këtë arsye me shumë mundësi do të zhvillohet ndeshje kontrolluese me anëtarin e Ligës së Dytë, Rufeja-M. 

Deri sa futbollistët standard do të zhvillojnë dy seanca stërvitore, pjesa e futbollistëve që këtë sezon kanë luajtur më pak si dhe disa të rinj nga ekipi i juniorëve para stafit teknik do të tentojnë të vërtetojnë se meritojnë shans në formacionin e parë. Edhe pse skuadrat parimisht janë marrë vesh që të përballen të shtunën, pritet vetëm konfirmimi për zhvillimin e miqësores Shkëndija-Rrufeja.

Lajme të ngjashme

Back to top button