Xhaferi-Farkash: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO mbetet prioriteti më i lartë

Prioriteti më i lartë është anëtarësimi i plotëfzuqishëm i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE është në këtë drejtim vazhdimi i pjesëmarrjes në misione paqesore jashtë shtetit, ka theksuar ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi në takimin e sotëm tet-a-tet me Evalin Farkash, zëvendës-ndihmëses e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, e cila është për vizitë në Maqedoni.

Duke e informuar për planet dhe prioritetet e ardhshme, si dhe për angazhimet e MM-së, Xhaferi ia ka komunikuar Farkashit vendimin që Republika e Maqedonisë të vazhdojë të jetë pjesë e misionit ISAF në Afganistan deri në përfundimin e saj në vitin 2014, si dhe post misionit ISAF.

“Krahas kësaj pjesëmarrje, jemi të gatshëm edhe për pjesëmarrje të mundshme në misionet e kryesuara nga BE-ja dhe KB-ja dhe në këtë kontekst komunikova se zhvillojmë bisedime dypalëshe me Belgjikën, me theks të veçantë për përvojat dhe idetë për bashkëpunim trepalësh ARM, Garda nacionale nga Vermonti si partner dhe armata e Senegalit, ku në të ardhmen është angazhim i mundshëm i ARM-së në misionin”, deklaroi pas takimit ministri Xhaferi.

Bashkëpunimi mbrojtës, prioritetet, operacinet dhe për planet dhe sfidat e ardhshme, sipas Farkashit kanë qenë temat në të cilat kanë biseduar me ministrin Xhaferi.

“Do të kemi kënaqësi që të diskutojmë edhe për mbështetjen e mëtutjeshme që mund ta sigurojmë në Republikën e Maqedonisë dhe për interesin e shprehur për pjesëmarrje në misionet e kryesuara nga BE-ja, por edhe në operacione tjera. Gjithçka që ndërmarrim dhe punojmë së bashku është me qëllim që të përforcohet Maqedonia dhe mbrojtja e saj dhe ajo të jetë e gatshme kur do të vijë dita për integrim në NATO”, deklaroi zëvendës-ndihmësja e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së për Rusinë, Ukrainën dhe EuroazinëEvalin Farkash.

Zëvendës-ndihmësja e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Evalin Farkash sot do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button