Agimi i Artë: Qeveria pështyn mbi grekët dhe bën biznes me Shkupin

Partia neofashiste Agimi i Artë u prononcua lidhur me biznes forumin e ardhshëm Maqedoni-Greqi që në dhjetor do të mbahet në Athinë dhe e quajti “sfidues”.

Duke përkujtuar numrat që i publikuan mediat greke se vëllimi i këmbimit tregtar mes të dy vendeve në nëntë muajt e parë të vitit arrin 662 milionë dollarë, importi nga Greqia 499, ndërsa eksporti në Greqi 163 milionë dollarë, partia në internet faqen e saj shkruajti që “në periudhën e njëjtë kapitalistët grekë i organizuan aktivitetet e tyre afariste vetëm me qëllim që të realizojnë fitim me ndihmën e Qeverisë servile greke, derisa Qeveria në Shkupi ka vazhduar, në nivel ndërkombëtar, me uzurpimin e historisë greke, personave, simboleve dhe territoret e kombit grek”.

“Biznesmenët grekë me vetëdije përzgjedhin të kyçen në aktivitete të cilat  do të kontribuojnë për realizimin e qëllimeve të shtetit te kufiri ynë verior dhe do ta ndihmojnë fitmin financiar privat të tyre, duke injoruar se qëllimi i qytetarëve të Maqedonisë është eksploatimi i të dhënve historike, dhe jo vetëm ato,  por të dhëna të cilat janë karakteristike për helenizimin e Maqedonisë” konfirmon Agimi i Artë.

Sipas partisë neonaziste, “përveç faktit që aktivitetet e Odës ekonomike athinase ndikojnë ndaj ekonomisë greke, me transferimin apo hapjen e firmave në shtetin armik Shkup,  me ç’ka mijëra  punëtorë grekë i humbin vendet  e tyre të punës, ndërsa me këtë rritet edhe  papunësia,  thelbi është dobësimi i presionit grek ndaj Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button