Shënime për populizmin: TË (MOS) JESH MURTINË

Atij që ky – pushtet pa debat për pushtetin – nuk i pëlqen, nuk ka opcion për rebelim ose për kundështim, për shkak se edhe vet ai debat është akt i tradhëtisë, për të cilin gjë ka pasoja, në mesin e të cilave shqetësimet dhe ngacmimet e vazhdueshme bëjnë pjesë në arsenalin më të butë të tiranisë.

Shkruan: Sasho Ordanoski

Para disa ditës, për të njëqindtën herë në 6-7 vitet e fundit, mora pjesë në një debat televiziv, në të cilin, edhe pse ishin të ftuar, nuk kishte përfaqësues të pushtetit. Në mungesë të pushtetit, unë dhe bashkëbiseduesit e mi, edhe një herë bëmë një viviseksion të detajuar të politikave dhe të metodave me të cilat sundon një strukturë e kriminalizuar në Maqedoni. Nuk është e rëndë të bisedosh me njerëz me të cilët, zakonisht, nuk ke dallime thelbësore në mendime. Emisionet e tilla ndonjëherë janë më argëtuese, e ndonjëherë më të mërzitshme – kuptohet, varësisht edhe nga ajo se kush e udhëheq emisionin, dhe në çfarë kondicioni janë mysafirët – mirëpo, njeriu nuk mund t’i situatës në të cilën përsëriten argumentet dhe tezat e paraqitjes së mëparshme ose të tekstit të publikuar kohë më parë, për shkak se këndvështrimi, argumentet dhe supozimet janë të njëjta me të para një muajo apo para një viti. Pas emisioneve të tilla, arrijnë porosi dhe lajmërohen ata që pajtohen me ju, e pothuajse asnjëherë nga ata që kanë qëndrime të kundërta, mirëpo në emrin e tyre, po atë mbrëmje ose të nesërmen, reagoi “Kurir”-i, ndërsa në rastin tim edhe vetë DPMNE-ja nëpërmjet komunikatave partiake dhe gjuhës përplot me urrejtje ose nëpërmjet disa likuiduesve propagandues (Llatasi, Milenkoja, ka edhe njëfarë Cvetani, etj.), të cilët kërcënohen me gjuhën më të vrazhdë të urrejtjes, duke përfshirë edhe kërcënime me vdekje dhe lloje të tjera të eliminimit. Po, edhe anëtarët e tjerë të familjes nuk kursehen, me gjithë fëmijët.

Cila është rezultati i kësaj?

TUNEL NË NJË DREJTIM

Rezulatin, në formën më të përgjithshme, e përmbledh paraqitja prekëse javën e kaluar e një bashkëqytetari anonim të moshuar nga fshati Murtinë në programin e mëngjesit të “Kanal 5”. Shumë i shqetësuar nga mundësia që ndërtuesi, rilindasi, patrioti, dhe, marrë në përgjithësi, engjulli politik maqedonas – qëllimisht nuk vëndoj thonjëza, për shkak se e respektoj sinqeritetin e qëndrimeve të shikuesit – Gruevski të japë dorëheqje, aq shumë u shqetësua, sa që filloi të qajë me dënesje, kështu që udhëheqësit iu deshën disa minuta që të tentojë ta qetësojë, dhe, duke zbatuar terapeutikë psikiatrike, t’i sqarojë se, në politikë, politikanët vijnë dhe shkojnë dhe se kjo nuk duhet të merret aq shumë tragjike, për shkak se jeta, megjithatë, vazhdon. Mendova, cili do të ishte reagimi i këtij bashkëqytetari tonë, në qoftë se, mos e dhashtë Zoti, Gruevskit t’i kishte ndodhur diçka edhe më e keqe se sa dorëheqja e thjeshtë nga funksioni?!

Reagimi i këtillë i bashkëqytetarit tonë nga Murtina, pa dyshim, është triumf i propagandës së pushtetit! Kjo propagandë përpiqet që gjithë Maqedoninë ta shndërrojë në Murtinë. Një pjesë të madhe të madhe të mbështetësve të saj i mban në një psikozë iracionale, në një vetëdije të orientuar kah tuneli, e cila është e lidhur me frikën për fundin e shekullit dhe të botës. Sikurse te sektet më të errëta religjioze (dhe politike), për të cilat dëgjojmë kohë pas kohe në lajmet nga bota kur bëhen vetëvrasje masovike në ndonjë farmë amerikane, ose për gjenocidet e njohura ndaj popullit të vet të llojit të Kmerëve të kuq në Kamboxhë,  Revolucionit kulturor në Kinë ose pastrimeve staliniste dhe gulagut në Rusi. Bile dhe strategjia me e poshtër për përhapjen e paranojave antimuslimane dhe antimeksikane e një Donald Trampit do të kishte çka të mësonte në Maqedoni.

FRIKA NGA FLUTURIMI?

Mirë, ka mundësi të kontestohet ajo se a është një shikues nga Murtina shembulli më representativ për të sjellë përfundime të përgjithshme për gjendjen e vetëdijes së një pjese të mirë të publikut në Maqedoni. Mirëpo, edhe hulumtimet shkencore (e jo vetëm metodat propaganduese të zonjës Karakamisheva, për shembull) vërtetojnë se një pjesë e madhe e popullatës në Maqedoni në vete i ka të gjitha karakteristikat politike të vetëdijes autoritare, ku nga politikanët pritet që të jenë “shpëtues” dhe “baballarë të kombit”, me qytetarët të udhëheqin me dorë të fortë dhe me rreptësi të barabartë, të vjedhin nga ajo që është e përbashkët, mirëpo për të tjerët me zemërgjerësi të sigurojnë kore buke.

Ah, atë erëra të ftohta ortodokse, të cilat duke fryrë nga stepet e pafundta jugore siberiane, nëpër ishujt me mështekna të bardha, politikisht i ftohin kodrat dhe luginat e largëta, të ngrohta maqedonase… Çfarë freskimi demokratik nga Azia Veriore!

Atij që ky – pushtet pa debat për pushtetin – nuk i pëlqen, nuk ka opcion për rebelim ose për kundështim, për shkak se edhe vet ai debat është akt i tradhëtisë, për të cilin gjë ka pasoja, në mesin e të cilave shqetësimet dhe ngacmimet e vazhdueshme bëjnë pjesë në arsenalin më të butë të tiranisë. Atij që nuk i pëlqen kjo, në fakt, i është lënë opcioni që në mënyrë paqësore të largohet. Kjo edhe ndodh: në dhjetë vitet e fundit, nga Maqedonia, qoftë përgjithmonë, qoftë përkohësisht janë larguar mbi gjysmë milionë qytetarë.

Këtë vit, 2016, kjo shpërngulje do të jetë edhe më masovike, dhe, deri në prill, do të arrijë ndërmjet 20.000-30.000 mërgimtarë të rinj, për shkak se gjasat për ardhmëri më të mirë në Maqedoni zvogëlohen proporcionalisht me rritjen e paralajmërimeve për investime të huaja në vend. Të bindur nga propaganda zyrtare, një pjesë e madhe e “popullit” mendon se fajtori kryesor për gjendjen e këtillë është Zaevi, që nga koha e Titos, për shkak se në Maqedoni me kohë nuk janë ndërtuar përmendore dhe fasada në stilin barok që të munden njerëzit të mbeten dhe të jetojnë me nder në atdhe.

Nuk më besoni se është kështu? Е, atëherë, dëgjojeni bashkëqytetarin tonë nga Murtina, dhe pastaj të bëjmë debat. Përderisa, me bagazh të madh, presim në radhë për të bërë check-in në sportelet e aeroportit të Shkupit. Ose është koha, me një bashkim të madh, të dëshmohet se gjithë Maqedonia është më e madhe se Murtina. Disi opcion të tretë, sikur nuk kа.

Zaevi nuk është i mirë, është i sëmurë… gruaja e tij në Strumicë… ZAEVI NUK ËSHTË I MIRË, ËSHTË I SËMURË… GRUAJA E TIJ NË STRUMICË…

Posted by Gledy Network on Friday, January 15, 2016

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button