Mascherano shmang burgun lidhur me skandalin e tatimit

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, sipas të gjitha gjasave nuk do të kalojë kohën në burg, edhe pse atij iu vendos dënimi në kohëzgjatje prej një viti nga shkaku i pagesës jo të rregullt të tatimit në Spanjë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mascherano u dënua edhe me 800,000 euro shtesë, ndërsa atij i është ndaluar në kohëzgjatje prej një viti secili përfitim nga tatimet në formë të kthimit.

Dënimi me burg pritet të shfuqizohet ose të zëvendësohet me ndonjë masë tjetër.

Shpallja e dënimit u bë tre muaj pasi mbrojtësi i Barcelonës arriti marrëveshje me prokurorin dhe zyrën e avokatëve lidhur me shmangien e pagesës së 1.5 milionë euro në formë të tatimeve për vitet 2011 dhe 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button