Manaj largohet nga Interi

Talenti shqiptar i Interit, Rey Manaj, nuk po gjen hapësirë te Interi dhe pritet të huazohet në La Liga për të fituar më shumë përvojë.

Sipas mediave italiane, edhe përkundër se si destinacionin i mundshëm i Manajt shiheshin skuadrat italiane, ai po shkon në La Liga.

Sporting Gijon ka kërkuar shërbimet e shqiptarit pasi njihet si ekip që ju jep hapësira talenteve. Antonio Sanabria, Castro dhe Halilovic të gjithë nën 20-vjeç janë në fazën e sulmit te Gijoni dhe atyre mund t’iu shtohet edhe Manaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button