Lukaku u kthye në Serie A

Romelu Lukaku ka firmosur me Interin, teksa kjo do të jetë edhe eksperienca e dytë si zikaltër. Një transferim që ngroh zemrat e gjithë tifozëve interistë, të cilët mezi kanë pritur të shikojnë “Big Rom” të rikthehet te Interi, raporton ABC.

Pasi belgu ka firmosur me ziklatërtit, avokati i sulmuesit, Sebastien Ledure, ka thënë edhe fjalët e para për “Sky Sport” pas përfundimit të këtij transferimi në të cilin ashtu si me Kristjan Asllanin mungon vetëm zyrtarizimi.

“Kemi mbyllur gjithçka, dokumentet janë në rregull. Jemi të lumtur dhe të lodhur, më në fund një përfundim i mirë për këtë operacion”, ka theksuar Ledure.

Vjen në huazim për një vit, si do të jetë e ardhmja? “Nuk e dimë ende, le ta shijojmë këtë rikthim dhe sezonin. Ai është shumë i lumtur, mjafton”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button