Ndahen Vruçina dhe Shkëndija

Bojan Vruçina nuk është më pjesë e Shkëndijës. Sulmuesi 31 vjeçar dhe drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje të dyanshme për ndërprerje të parakohëshme të bashkëpunimit.

Kroati kishte kontratë deri në fund të këtij sezoni, mirëpo për shkak të hapsirave të pakta që gjente për të luajtur, është vendosur që për momentin ndarja është zgjidhje më e mirë për të dyja palët.

Bojan Vruçina erdhi në Shkëndijë në janar të vitit 2014, ndërsa largohet pas dy viteve të kaluara në fanellën ‘kuqezi’. KF Shkëndija me këtë rast falënderon Vruçinën për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit në Tetovë, duke i dëshiruar shumë shëndet dhe suksese në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button