BDI pranon propozimin e KSHZ-së për pastrimin e Listës Zgjedhore

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton që e pranon metodologjinë e propozuar dhe përgatitur nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për pastrimin e Lstës Zgjedhore.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ndërmerr këtë hap në funksion të tejkalimit të të gjitha pengesave të mundshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe fton të gjitha palët që të japin kontributin e tyre për ta përmbyllur këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin. Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor për këtë vendim dhe shpreson që të gjitha palët do të marrin në konsideratë interesat e shtetit përpara interesave partiak”, shkruhet në kumtesën e BDI-së.

Përndryshe, ditë më parë Çiçakovski ka njoftuar partitë për vlerësimet e KSHZ-së si dhe për kushtet e pastrimit të Listës Zgjedhore, sepse sipas tij, teknikisht zgjedhjet mund të organizohen, mirëpo, kontroll dhe pastrim i listës zgjedhore nuk mund të bëhet , që do të thotë se nuk mund të sigurohet listë zgjedhore në të cilën të gjithë do të kenë besim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button