Linda Halimi shkëlqen në “American Idol” (video)

Këngëtarja kosovare Linda Halimi ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të parë në spektaklin e madh amerikan “American Idol”.

Halimi u paraqit me këngën e njohur “It’s a Man’s World” dhe u vlerësua lartë nga juria e përbërë nga Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban.

Këngëtarja e njohur J-Lo, që është pjesë e jurisë që pesë vjet, ka thënë se Linda ka një zë të fuqishëm dhe me plot dëshirë është shprehur se dëshiron ta shohë të jetë pjesë e garës edhe në fazën e ardhshme, transmeton Koha.net

Të tre anëtarët e jurisë votuan pro kalimit të Lindës në fazën e ardhshme.

Edhe faqja zyrtare e spektaklit në Facebook i ka kushtuar vëmendje të veçantë kosovares duke e postuar në një video për të cilën thotë: “Çfarë storie inspiruese…dhe ajo ka shumë talent”.

Në prezantimin e saj Linda tregon se është nga Kosova dhe se ka ëndërruar përherë një moment të tillë. Si gjithmonë, edhe në këtë video ajo shihet me partnerin e saj reperin Big D.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button