Tifozët e United shprehen të lumtur për rikthimin e Adnan Januzajt

Borussia Dortmund raportohet se ka pranuar kërkesën e Manchester United për ra rikthyer nga huazimi anësorin Adnan Januzaj.

20 vjeçari është paraqitur vetëm gjashtë herë në Bundesliga prej kur kaloi atje, që në total ai në fushë është paraqitur prej 156 minutave. Januzaj me Dortmundin ka filluar në vetëm një ndeshje nga minuta e parë.

Kështu lajmin për rikthimin e tij e kanë pritur mjaftë mirë një numër i madh i tifozëve të klubit nga Old Trafford.

Ata nëpër rrjetet sociale kanë shkruar: “Mirësevjen Januzaj”, “Po kthehesh në shtëpi”, etj.

Ndërsa kanë përdorur edhe frazën e njohur të Arsene Wenger, se ai do të jetë si një transferim i ri, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button