Komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa dhe pa ndalesa

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. Borë e dobët bie në qafat malore Strazhë dhe Bukovë, shkruan MIA.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button