RMV, energjia diellore nuk përdoret për ndriçimin rrugor, edhe pse komunat paguajnë shuma marramendëse për ndriçim publik

Komunat në Maqedoni shumë pak e shfrytëzojnë energjinë diellore si burim për ndriçim rrugor. Kriza energjetike dhe çmimet e rritura të energjisë elektrike i hipën në qiell faturat e rrymës të pushteteve lokale për ndriçimin rrugor. Ndriçimi rrugor u shndërrua nga një domosdoshmëri në luks, dhe komunat i holluan buxhetet të cilët edhe ashtu ishin të vegjël. Mirëpo, edhe në kushte të këtilla, shfrytëzimi i diellit si burim energjie për llambat rrugore nuk praktikohet. Arsyeja është e thjeshtë, edhepse energjia diellore është falas dhe e pakufizuar, investimet në sisteme, llamba dhe bateri, e mirëmbajtja e tyre, janë shumë të mëdha, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Shfrytëzimi i energjisë solare për ndriçim publik që moti është praktikë në shumë qytete që kanë ditë me diell shumë më pak se ne. Shembuj ka në rajon, siç janë pemët solare në Sarajevë dhe shtyllat solare në Beograd. Nga ana tjetër, te ne, idetë e komunave për efikasitet energjetik kur duhet të implementojnë lloj të këtillë projektesh shumë më shumë përqëndrohen te panelet diellore për shkolla, çerdhe dhe objekte të tjera publike, sesa për llambat rrugore, për arsyje se këto investime më shpejt japin rezultate konkrete, për dallim nga ndriçimi publik. Nga ana tjetër për llambat rrugore, në vitet e kaluara investimet më të mëdha bënë në zëvendësimin e llambave të vjetra me llamba kursyese LED.

Nga Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale – BNJVL thonë se të gjitha komunat duan zgjidhje ekologjike, por ballafaqohen me gjendjen reale në të cilën gjenden, dhe për shumë nga ato janë të paarritshme.

“Sikur të ishin këto investime të thjeshta dhe të arritshme për komunat, me siguri të gjithë tashmë do ti kishin dhe me këtë do të kishin tejkaluar shumë probleme me të cilat ballafaqohen për momentin. Ka komuna qe bëjnë përpjekje serioze për implementimin e burimeve regjeneruese të energjisë, dhe shembulli më i ri pozitiv është Radovishi. Komuna themelore një ndërmarrje dhe inicoi një projekt për vendosjen e fotovolatikëve, ndërsa energjinë e prodhuar do ta shfrytëzojnë së bashku me komunat Vasilevë dhe Konçe për plotësimin e nevojave të objekteve publike dhe ndriçimit rrugor”, thotë Dushica Perishiq, drejtoreshë ekzekutive e BNJVL-së.

Megjithatë, ajo potencon se realiteti është se shkollat dhe çerdhet, me tarifën e re të përllogaritjes së energjisë elektrike trajtohen si biznese të vogla, e gjatë ndryshimit të tarifuesit KRRE-ja nuk e përfshiu ndriçimin publik dhe me këtë komunat morën fatura shumë më të larta se shuma që e grumbullojnë nga taksa. BNJVL-ja vazhdimisht e aktualizon këtë temë, ndërsa propozimi është që KRRE-ja të përcaktojë çmim për ndriçim çpublik, ose komunat edhe në këtë aspekt të hyjnë si biznese të vogla dhe ta paguajnë çmimin mesatar të tarifës së lirë dhe të shtrenjtë.

“Komunat gjetën mënyrë se si të paguajnë fatura më të vogla me formim të ndërmarrjeve publike për ndriçim rrugor që i plotësojnë kushtet të përfshihen në tarifën e dëshiruar për biznese të vëgjël, por Qeveria nuk e ndihmoi realizimin e kësaj ideje”, thotë Perishiq.

Pançe Atanasovski, ekspert për efikasitetin energjetik nga Shoqata “Ekoinkluziviteti” thotë se ka më shumë komuna që tashmë kanë realizuar projekte të këtilla, por arsyeja se pse kjo nuk bëhet më masovikisht, është lartësia e investimeve.

“Instalimi i një sistemi të llambave solare është shumë më i shtrenjtë se ai ekzistuesi me energji elektrike. Posaçërisht e shtrenjtë është mirëmbajtja, e cila nënkupton ndërrimin e pjesëve elektronike çdo dy ose tre vite, ndërrimin e llambave në katër deri në pesë vite dhe baterive në tetë deri në dhjetë vite. Kjo në kushtet e çmimeve të ulta të energjisë elektrike ishte plotësisht e jokonsistente. Mirepo, tashmë është e qartë se rryma asnjëherë më nuk do të jetë e lirë, që domethënë se ka ardhur koha që komunat përsëri të bëjnë përllogaritje dhe të vlerësojnë se a janë të pranueshme këto investime. Jo vetëm nga aspekti energjetik, por edhe nga aspekti ekologjik, do të jetë mirë nëse gjendet një model që komunat ti plotësojnë nevojat për ndriçim publik nga burime të regjenerueshme”, thotë Atanasovski.

Në kushte derisa nuk janë bërë investime më serioze në burime alternative, ai thotë se nuk duhet të hidhet poshtë ideja e komunave për formimin e ndërmarrjeve publike komunale për ndriçim publik. Një nga zgjidhjet është që të prodhojnë energji elektrike nga burime të regjenerueshme dhe ta dorëzojnë në sistem, e pastaj nga një furnizues tjetër të marrin rrymë për ndriçim rrugor në orarin e natës. Të arsyetuara ekonomikisht janë edhe rastët që komunat të hapin një ndërmarrje dhe të ndërtojnë central fotovoltaik në pronësi të tyre të pajisur me sistem baterish dhe të gjithë linjën e ndriçimit rrugor ta lidhin me këtë sistem e kështu të fitojnë ndriçim të furnizuar me energji të regjenerueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button