Serbia, 12 milionë euro për paralelet e Mitrovicës

Aleksandër Spiriq, kryetar i Organit të Përkohshëm i Mitrovicës së veriut, një strukturë paralele komunale e instaluar nga Qeveria e Serbisë, njëkohësisht nënkryetar i Komunës Veriore, që ka dalë nga zgjedhjet e nëntorit të vitit 2013, të shpallura nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, i ka siguruar të gjithë të punësuarit në Organin e Përkohshëm, se asnjë prej tyre nuk do të mbetet pa punë, shkruan gazeta Zëri.

Spiriq ka organizuar një konferencë me gazetarë, në të cilën ka folur për të arritura e komunës që ai drejton. Ai ka thënë se buxheti i Qeverisë së Serbisë për komunën paralele në veri të Mitrovicës është 1.2 miliardë dinarë (12 milionë euro).

“Janë ndërtuar katër ndërtesa të larta në ‘Lagjen e Boshnjakëve’, si dhe ndërtesa e Sindikatës, janë sanuar shkallët në rrugët ‘Knjaz Millosh’ dhe ‘Kral Petar 1’, është ndërtuar parkingu në hapësirën te shkolla teknike, është ndërtuar rrethrrotullimi, është rinovuar ndërtesa e re e Komunës”, ka përmendur Spiriq disa nga aktivitetet e Organit të Përkohshëm të Mitrovicës së veriut, të cilat i kanë transmetuar mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button