Sulmet seksuale në Këln, autoritetet gjermane nuk përjashtojnë deportimet

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas, ka deklaruar se azilantët për të cilët do të vërtetohet pjesëmarrja në sulmet seksuale të vitit të ri në Këln mund të deportohen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia thotë se në bazë të përshkrimeve të dëshmitarëve sulmuesit janë me origjinë arabe ose afrikano-veriore, por se ka shumë pak informacione për sulmuesit.

Ky rast është shfrytëzuar nga disa politikanë që kundërshtojnë qëndrimin e autoriteteve gjermane lidhur me pranimin e atyre që ikin nga lufta.

Ndërkohë zyrtarët gjerman kanë tërhequr vërejtjen se është e një rëndësie të veçantë të mos hidhet faji te të gjithë refugjatët,  por pavarësisht kësaj, ministri i Drejtësisë, Heiko Maas, gjatë një intervistë për “Funke” tha se deportimi  mund të merret parasysh.

“Ligji mundëson deportimin gjatë procedurës së kërkimit të azilit nëse  personi  dënohet me burgim në kohëzgjatje prej minimum një viti, dhe kjo gjë është e mundur me abuzim seksual” ka thënë ministri i Drejtësisë, Heiko Maas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button