Fillojnë punimet në stadiumin “Qemal Stafa”

Stadiumi kombëtar në Tiranë “Qemal Stafa” ka marr një pamje tjetër kjo pasi që kanë nisur të punohet në rindërtimin e tij.

Në ambientet e stadiumit “Qemal Stafa” janë paraqitur gjeologët që po bëjnë studimin e terrenit dhe gjithë sipërfaqes së stadiumit ku më pas gjithçka do të zbatohet në terren.

Kompleksi i ri i këtij stadiumi do të jetë me një sipërfaqe të ndërtuar prej 43.000 metra katrorë derisa ky stadiumi pritet të përfundojë në vitin 2018. Ky stadium është parashikuar të jetë me 22.000 ulëse dhe me të gjitha tribunat e mbuluara.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këtë stadium e ka quajtur si ‘fole’ të Kombëtares së Shqipërisë, skuadër kjo e cila arriti të kualifikohet për herë të parë në një Evropian, i cili këtë vit do të zhvillohet në Francë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button