Jahjaga: Prokurimi elektronik i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se fillimi i platformës së prokurimit elektronik është një hap që do të sigurojë transparencë dhe mbikëqyrje më të mirë të procesit të prokurimit publik dhe llogaridhënies për shpenzimin e parasë së tatimpaguesve.

Jahjaga me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se prokuromi elektronik është i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit si llogaridhënien për shpenzimin e parasë publike.

“Prokurimi publik elektronik është dëshmuar si mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe me lansimin e kësaj platforme kam besim se Kosova do të mund të adresojë shqetësimet që lidhen me këtë segment të vendosjes së rendit dhe ligjit”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shtuar se platforma e prokurimit elektronik do të ndikojë në zhvillimin ekonomik duke rritur konkurrencën e barabartë në treg, do të ulë koston dhe rritë efikasitetin, si dhe do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve komunale dhe qendrore në shpenzimet buxhetore.

“Prokurimi elektronik si mjet për fillimin e reformës e përgjithshme të prokurimit publik ka qenë një prej rekomandimeve kryesore të Këshillit Kombëtar Kundër-Korrupsion”, ka shkruar Jahjaga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button