Pasagjerët hebrej i zbresin nga avioni dy palestinezë

Dy qytetarë palestinezë janë zbritur nga avioni grek i Aegean Airlines, pas reagimeve nga pasasgjerët hebrej izraelitë, që mendonin se prania e palestinezëve përbënte rrezik për sigurinë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, në fluturimin Athinë-Tel Aviv, por është bërë publike vetëm të martën, kryesisht nga mediat Izraelite.

Para ngritjes së avionit, pasagjerët izraelitë vërejtën se në bord ndodheshin edhe dy qytetarët palestinezë. Shumë prej izraelitëve reaguan dhe protestuan tek ekuipazhi i avionit.

Të tjerë, nuk pranuan të uleshin dhe lidhnin rripat e sigurisë, nëse nuk largoheshin palestinezët.

Pas komunikimit të pilotit me kompaninë, u vendos që dy qytetarët palestinezë të zbrisnin , duke i sistemuar ne nje hotel prane aeroportit, deri të nesërmen kur udhetuan ne destinacionin e tyre, me një fluturim tjetër.
Por edhe pas kësaj, pasagjerët kërkuan që të bëhej një kontroll tjetër sigurie. Fluturimi, u realizua me nje ore e gjysme vonese.

Me një njoftim për shtyp, kompania Aegean Airlines shpreh keqardhjen për incidentin dhe nuk harron te falënderoj me theks te vecante, dy qytetarët palestinezë për mirëkuptimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button