Palestinezi Khader Adnan vdiq në burgun e Izraelit pas 87 ditësh grevë urie

44 vjeçari Khader Adnan, baba i nëntë fëmijëve nga afër qytetit të pushtuar të Bregut Perëndimor të Jeninit, u gjet pa shenja jete në qelinë e tij në orët e para të së martës pas një greve urie 87-ditore gjatë së cilës ai refuzoi trajtimin mjekësor, sipas një deklarate të bërë nga autoriteti izraelit i burgut. Ai u transferua nga qendra e paraburgimit të sigurisë maksimale në qytetin qendror të Izraelit Ramle në një spital lokal, ku u deklarua i vdekur.

Përmes një deklarate të lëshuar Xhihadi Islamik ka thënë se “Lufta jonë po vazhdon dhe armiku do të kuptojë edhe një herë se krimet e tij nuk do të kalojnë pa përgjigje”, transmeton Kallxo.com. Menjëherë pasi u publikua lajmi për vdekjen e grevistit së urisë, tri raketa dhe një predhë mortajash u hodhën drejt Izraelit jugor nga Gaza, kanë thënë autoritete nga ushtria izraelite. Predhat shkaktuan sirena sulmi ajror në komunitetet izraelite pranë kufirit me Gazën, mirëpo ranë në zona të hapura.

Në vitin 2015, Adnani hyri në grevë urie për 55 ditë për të protestuar kundër arrestimit të tij nën “arrest administrativ”, në të cilin të dyshuarit mbahen pa akuza ose gjykim mbi prova sekrete për periudha gjashtëmujore të rinovueshme, me arsyetimin se paraqesin kërcënim sigurie. Masa, e cila praktikohet edhe nga Autoriteti Palestinez, është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut.

Adnan u arrestua sërish më 5 shkurt pasi u akuzua për nxitje dhe anëtarësim në një organizatë terroriste dhe filloi grevën e urisë disa ditë më vonë.

Disa fraksione palestineze në Gaza dhe Bregun Perëndimor kanë shpallur një grevë të përgjithshme. Gazeta izraelite Haaretz raportoi se burgjet izraelite janë në gatishmëri të lartë në rast trazirash.

Adnan, i cili thuhet se u përfshi në krahun politik të Xhihadit Islamik si student, ishte arrestuar nga Izraeli 12 herë, kishte kaluar rreth tetë vjet gjithsej në burg dhe kishte ndërmarrë pesë greva urie që nga viti 2004, sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestinez.

Dr Lina Qadem-Hassan, kryesuesja e Mjekëve për të Drejtat e Njeriut në Izrael (PHRI), e ka vizituar Adnanin më 23 prill, pas së cilës organizata në fjalë lëshoi një thirrje urgjente që i burgosuri të transferohej në një spital për monitorim dhe ndërhyrje urgjente. Një gjykatë izraelite kohët e fundit i hodhi poshtë dy peticione të PHRI-së që kërkonin që Adnani të transferohej në një spital dhe që familja e tij të lejohej ta vizitonte.

Funksioni i tij njohës/kognitiv ishte mjaft i mirë për të folur me mua, por ai ishte shumë i dobët, duke e humbur vetëdijen rregullisht. Në mënyrë tëqartë, Adnani po vdiste,” ka deklaruar Dr Lina Qadem-Hassan. “Adnani tha se donte të jetonte. Nuk ka rëndësi se çfarë mendonin kolegët mjekësorë për të ose që ai refuzoi ndihmën, detyra e tyre është të shpëtojnë jetë. Udhëzimet për trajtimin e grevistëve të urisë janë të qarta: ai duhej të ishte dërguar në spital pas ditës së 45-të,” ka shtuar Dr Lina Qadem-Hassan.

Ka pasur disa raste të profilit të lartë të grevave të zgjatura urie nga të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite në vitet e fundit, zakonisht në shenjë proteste ndaj paraburgimit administrativ. Edhe pse vdekjet janë të rralla, shumë grevistë urie kanë pësuar probleme të rënda mjekësore si pasojë.

Izraeli po mban më shumë se 1000 të burgosur palestinezë në paraburgim administrativ – numri më i lartë në 20 vitet e fundit – sipas grupit izraelit të të drejtave të njeriut, Hamoked.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button