Presidenti izraelit: Reforma e gjyqësorit “kriza më e rrezikshme” në historinë e vendit

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog tha se plani i mosmarrëveshjes mbi planin e reformës së diskutueshme të gjyqësorit është “kriza më serioze e brendshme” deri më sot në historinë e vendit, transmeton Anadolu.

“Besoj se kriza aktuale (reforma e gjyqësorit) është kriza më serioze, më e rrezikshme në historinë e vendit që nga themelimi i shtetit e deri më sot”, deklaroi Herzog në një intervistë të tij të publikuar në gazetën izraelite “Yedioth Ahronoth”.

Herzog bëri të ditur se kriza lidhur me rregulloren e gjyqësorit prek shumë sektorë. Pasi bëri të ditur se “ka refuzuar” kërkesat për dorëheqje, Herzog tha: “Kam besim të madh nga çdo shtresë e popullit”.

Rregullorja gjyqësore e shtyrë

“Rregullorja gjyqësore” që ministri i Drejtësisë, Yariv Levin njoftoi më 5 janar, përfshin rregullime të tilla e cila kufizon kompetencat e Gjykatës së Lartë dhe lejon qeverinë të ketë dominim mbi emërimet në gjyqësor.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më 27 mars, njoftoi shtyrjen e rregullores gjyqësore e cila ka shkaktuar greva dhe protesta masive në mbarë vendin.

Por, qeveria e Netanyahut e cila pavarësisht vendimit të saj për shtyrje nuk ka ndërmarrë hap pas, ka shprehur se në fillim të muajit maj do ta sjellë sërish në Parlament rregulloren e diskutueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button