Real Madrid-Barcelona bëhen gati për Kupën e Mbretit

Real Madrid dhe FC Barcelona shkojnë me pozita të forta në ndeshjet për gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Mbretit këtë javë, respektivisht ndaj Atletico e Real Sociedad, çka parashikon një klasikë mes tyre në finalen që do të luhet në mesin e muajit prill.

As Reali e as Barcelona nuk pësuan gol në fushën e tyre në ndeshjet e para gjysmëfinale (respektivisht 3:0 e 2:0), ndaj i kanë të gjitha mundësitë për të diskutuar këtë trofe.

Nëse nuk ndodhë ndonjë befasi, kjo do të jetë finalja e parë Real-Barça për Kupën e Mbretit që nga viti 2011, kur Real Madridi doli fitues pas kohës shtesës, e ndeshja përfundoi vetëm me një gol të shënuar 1:0.

Lajme të ngjashme

Back to top button