Ministri serb: Maqedonia ka problem të çuditshëm me Greqinë

Çështjen e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiq e vlerëson si të çuditshme në një intervistë për gazetën greke “Katimerini”.

Ai shtoi se Serbia ka marrëdhënie të mira me të dy shtetet dhe u shpreh se shpreson që me ndihmën e BE-së do të gjendet një zgjidhje.

“Ne nuk jemi pjesëmarrës dhe nuk jemi të kyçur në këtë proces, por kemi marrëdhënie shoqërore me të dy shtetet. Por sinqerisht shpresoj dhe dua që kjo çështje të zgjidhet. Ekzistojnë shumë gjerë të përfshira në këtë proces dhe zgjidhja e tij do të ishte më e mira për të gjithë”, tha Mrkiq

Mrkiq ishte në vizitë në Athinë me rastin e një konferencë të organizuar nga Komisioni Evropian në të cilat morën pjesë përfaqësues nga tetë vendet rajonale.

Lajme të ngjashme

Back to top button