Shkëndija e Vardari e mbyllin me fitore sezonin vjeshtor

Edhe pse që në xhiron e parafundit ishte mësuar se kampion vjeshtor i Ligës së Parë do të jetë Vardari, xhiroja e fundit solli një duel interesant, ku përballë vuri dy ekipet shqiptare, Shkëndijën dhe Shkupin. Edhe pse edhe në këtë rast Shkëndija si nikoqire luajti jashtë Tetovës, kësaj radhe në Kërçovë, me fitoren e shënuar ka thyer sado pak vetëmbesimin dhe do të tentojë që të përmirësojë paraqitjet në sezonin pranveror, për të kapur diferencën e pesë pikëve që ka me Vardarin.

Në duelin e zhvilluar në Kërçovë, ku kishte numër të vogël të shikuesve duke marrë parasysh se ndeshja luhej në kohë të ftohtë dhe ditë pune, së paku nuk munguan golat.

Vendasit shumë shpejtë kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Besart Ibraimi, i cili në mungesë të Ferhan Hasanit po vazhdon të tundë rrjetet kundërshtare. E gjithë kjo ndodhi në minutën e pestë, ndërsa gjysmë ore me vonë, përsëri Besart Ibraimi ishte në skenë, pasi Shkupi dështoi të organizojë pozitë jashtë loje, e që Zendeli ishte në pozitë të palakmueshme.

Pjesa e dytë filloi përsëri me dominim të kuqezinjve, të cilët vetëm pas 10 minutave lojë, shënoi golin e tretë me autor Armend Alimi.  Goleada e Shkëndijës vazhdoi edhe në minutën e 76-të, me autor të golit Shpend Asani.

Muharem Bajrami zbuti epërsinë e Shkupit në minutën e 78-të, kur nga një solo aksion dhe me një godtitje prej më shumë se 25 metra shënoi për 4:1.

Renova ka pësuar disfatë nga Bregallnica me rezultat 3:2, golat për Renovën ishin vepër e Lavdrim Skenderit. Të gjitha golat në këtë ndeshje ishin shënuar në pjesën e parë, ndërsa në të dytën asnjëra skuadër nuk bëri asgjë më shumë.

Rezultatet e xhiros së 18-të:

Vardari – Sileksi 4:0, Shkëndija – Shkupi 4:1, Bregalnica – Renova 3:2. Metalurg – Rabotnicki 0:0 dhe Mladost CD – Horizont Turnova 2:1.

Tabela: Vardari 42, Shkëndija 38, Sileksi 26, Rabotniçki 24, Shkupi 24, Renova 20, Horizont 20, Bregallnica 19, Mlladost 16, Metalurgu 13. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button