Memeti: Qeveria joserioze me avokatin e popullit

Institucioni Avokat i popullit vazhdon të mos merret me seriozitet nga ana e Qeverisë aktuale. Ata sot për të satën herë vazhdojnë t’i jap përgjigje politike avokatit të popullit edhe pse ky i fundit kërkon të dhëna konkrete për përgjimet, raporton Portalb.

“Unë disa herë i jam drejtuar Qeverisë dhe informatën e fundit që e kam marr gjatë ditës së sotme, është mjaftë joserioze nga kabineti i kryeministrit. Nga aty më thonë se MPB atë që ka mundur të na jep na ka dhënë”, u shpreh Ixhet Memeti, avokat i popullit.

Sipas tij, Qeveria zakonisht i jep vetëm përgjigje politike dhe jo të dhëna konkrete se çka ndodhë në atë drejtori. “Si përgjigje jo serioze e konstatoj edhe sugjerimin e Qeverisë, e cila më udhëzon që unë tash me udhëheqësinë e re të MPB-së të vazhdojë rastin. Unë e cilësojë këtë përgjigje si politike”, thekson Memeti, njofton Portalb.

Ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski thotë se në takim me avokatin e popullit është njoftuar për përvojën e keqe të bashkëpunimit të Avokatit të popullit me institucionet.

“Ai shpesh nuk ka mundur të hyjë të kërkojë informacione për pyetje të ndryshme, që i takon me ligj. Gjithçka që më takon mua, për çfarëdo pyetje- jo vetëm për përgjimet, do të mundohem të krijojë kushte bashkëpunimi”, deklaroi  Spasovski./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button