Avokati i Popullit Naser Ziberi e ka furnizuar institucionin me “xhip kompas” në vlerë 40.000 euro

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, për nevojat e institucionit me të cilën udhëheqë ka furnizuar veturë të tipit “xhip kompas” me vlerë prej 2,4 milionë denarë ose rreth 40.000 euro, transmeton Portalb.mk.

Informatën për furnizimin e automjetit sot e publikoi partia opozitare “Levica”, duke akuzuar për shpenzim jo të arsyeshëm të parave të qytetarëve dhe luks nga ana e avokatit të popullit.

Siç shkruan “360 Gradë”, furnizimi është kryer dhe për këtë tregojnë të dhënat në ueb-faqen e Byrosë për Furnizime Publike.

Sipas tyre, marrëveshja për furnizim të automjetit është nënshkruar më 17 mars të këtij viti mes Avokatit të Popullit dhe Automobile SK. Furnizimi është me vlerë prej 2.499.999 denarë me TVSH, ndërkaq vlera e marrëveshjes së nënshkruar është 2.391.688 denarë me TVSH.

Në shpalljen për furnizim të automjeteve motorike, sipas të dhënave të Byrosë për Furnizime Publike, është paraqitur vetëm një ofertues.

Naser Ziberi, ishte kandidat për kryeministër nga BDI në zgjedhjet e fundit parlamentare. Megjithatë, pasi nuk arriti që të emërohej kryeministër, BDI e propozoi për Avokat të Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button