Një shqiptare në “The Voice of Germany” (Video)

Në audicionet e “The Voice of Germany” ka arritur të kualifikohet dhe një shqiptare nga Kosova me emrin Albulena Krasniqi.

Kosovarja e cila jeton në Berlin, me vlerësimin e jurisë do të vazhdojë garën në këtë spektakël të muzikës në Gjermani.

Albulena ka interpretuar këngën “Impossible“ nga James Arthur dhe me zërin e saj emocionoi pa masë anëtarët e Jurisë.

“Si një fëmijë i vogël kam filluar të këndoj”, tha Albulena, e cila kurrë nuk kishte marrë mësime profesionale të të kënduarit.

Ajo është me profesion stiliste në sallonin e njohur të Udo Walz në Berlin.

Këngëtarja nga Kosova ka depërtuar tashmë në skenën e madhe të muzikës.

Stilistja kosovare është shprehur e kënaqur me performancën e parë të saj në “The Voice of Germany”.

Sezoni i ri i spektaklit “The Voice of Germany” duke filluar nga 17 dhe 18 tetor 2013 do të transmetohet të enjteve dhe të premteve në televizionet gjermane SAT.1 dhe në ProSieben.

Lajme të ngjashme

Back to top button