Çka nuk bëjnë të pasurit

Askush nuk bëhet i pasur rastësisht, thonë shkencëtarët. Në të vërtetë, njerëzit e pasur i praktikojnë disa modele të caktuara të sjelljes dhe shpesh dinë të zbulojnë disa sekrete të suksesit të tyre.

“The Huffington post” ju sjell pesë gjëra të cilat njerëzit e pasur nuk i bëjnë.

Nuk shkojnë në pension kur shkojnë edhe të gjithë tjerët
Pothuajse gjysma e njerëzve po t’u jepej mundësia do të kërkojnë punë më pak stresuese apo me orar të shkurtuar, ata më me dëshirë do të qëndrojnë në marrëdhënie pune, sepse konsiderojnë që sa më vonë që të pensionohen, pensioni do t’u jetë më i madh.

Zgjohen një orë para të gjithëve për të menduar në qetësi
Në atë një orë kohe qetësie dhe heshtjeje në mëngjes ata mendojnë për gjëra të mëdha të cilat duhet t’i bëjnë, ideojnë projekte, bëjnë plane të rëndësishme dhe mendojnë vetëm për prioritete.

Nuk i injorojnë ofertat për punë
Njerëzit me të ardhura mbi mesataren shpesh mendojnë se si të zhvillojnë karrierën e tyre. Nuk e kanë problem ta ndërrojnë vendin e punës, madje edhe të fillojnë në ndonjë pozitë më të ulët, nëse aty shohin mundësinë e avancimit.

Nuk blejnë, sepse mund të marrin me qira
Marrja me qira është bërë më e leverdishme se kurrë më parë, madje edhe në mesin e njerëzve të pasur. Edhe pse është e zakonshme që secili të përpiqet të blejë shtëpinë apo banesën e vet, tani kohët kanë ndryshuar.

Nuk blejnë asnjë produkt derisa të binden që mund ta paguajnë me çmim më të ulët
Edhe pse kanë mundësi ta kënaqin veten, hulumtimi ka treguar që njerëzit e pasur shpesh do të përpiqen të blejnë me çmim më të ulët se çmimi fillestar, d.m.th. shpesh do t’i krahasojnë çmimet. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button