Sulmohet polici kufitar në Strugë

Një polic është sulmuar dhe lënduar nga më shumë fshatarë pasi është përpjekur që tua marrë atyre drutë të cilat i kishin prerë ilegalisht, informojnë nga policia e Ohrit. 

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 17 në fshatin Zagraçan deri sa polici ka qenë në detyrë.

E gjithë ngjarja kishte filluar në fshatin Vishni përderisa personat nga Veleshta  dhe një shtetas nga Shqipëria transportonin 6 metra dru me traktor.

Policia i ndaloi për shkak se traktori nuk kishte tabela të regjistrimit. Personat e dyshimtë nën përcjellje të policisë ishin drejtuar për në fshatin Frangovë që të merren masa të tjera adekuate. 
Por në afërsi të fshatit Zagraçani traktori ishte bllokuar nga një makinë e markës Golf pa tabela regjistrimi. 

Nga makina kanë dalë dy persona nga Veleshta. Atëherë ka filluar rrëmuja midis fshatarëve dhe policëve. Disa kanë sulmuar policin ndërsa të tjerë kanë ndaluar policin tjetër që të parandalojë dhunën. 

Polici ka përfituar lëndime të lehta në kokë, qafë dhe krahun e majtë. Grupi i fshatarëve ka marrë traktorin dhe ka ikur drejt fshatit Shum. 

Ekipi i policisë kufitare arrestoi një banor të fshatit Veleshtë ndërsa është në kërkim edhe të personave tjerë, njëri prej të cilëve shtetas shqipëtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button