Ministria e shpalli qytetin e kulturës për vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut
Në garën për “Qytetin e Kulturës” për vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut ishin tre qytete, ndërsa Komisioni vendosi që këtë çmim ta marrë Komuna e Krushevës, transmeton Portalb.mk.
“Komuna e Krushevës do të jetë organizatore e manifestimit “Qyteti i Kulturës” në vitin 2023, vendosi Komisioni pas shpalljes së konkursit të Ministrisë së Kulturës. Në konkurs ishin paraqitur edhe komuna e Strugës dhe Mavrovë-Rostushës”, raportoi Ministria e Kulturës.
Komisioni vlerësoi që Komuna e Krushevës ka ofruar programin më të begatë, nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, vendorë dhe e huaj. Planifikohet që komuna gjatë vitit të organizojë 62 projektet në të gjitha hapësirat e saj.