Procesi gjyqësor për rastin “Tenderët” është shtyrë për më 20 prill

Seanca për rastin “Tenderët” kundër ish ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska shtyhet për më 20 prill, raporton MIA. Mbrojtja e Kançeska Milevskës, avokati Sasho Dukovski, sot njoftoi Gjykatën se e akuzuara ka pasur intervenim urgjent mjekësor të një familjari të ngushtë.

Në seancën e sotme duhej të fillohej me fjalët përmbyllëse të Prokurorisë.

Kançeska Milevska është e akuzuara e parë në rastin “Tenderët” për keqpërdorim te tenderit për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi si dhe nga projekti “Shkupi 2014” me çka buxheti, sipas aktakuzës është dëmtuar për rreth 54 milionë denarë.

Sipas aktakuzës, një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në favor të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para publikimit të shpalljes për dhënie të kontratës së prokurimit publik dhe para kryerjes së procedurës në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, Kançeska Milevska përmes bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të Ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka urdhëruar vazhdimin e punës së Muzeut, ku janë kryer punët ndërtimore sipas kontratës së lidhur më parë për furnizim publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button